HAS-Report Tv mëson se është zbuluar një laborator heroine në Has. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se laboratori ishte ngritur në një zonë periferike të Hasit, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që përdoreshin si stallë për bagëtitë.
Ndërhyrja është bërë mëngjesin e sotëm nga RENEA dhe FNSH, por Policia e Shtetit ka dhënë vetëm një njoftim të shkurtër duke njoftuar se operacioni ishte zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë e huaja partnere dhe se laboratori dyshohej se përdorej për prodhimin e drogave të forta.