Artur Bushi deshmon ne prokurori

RTV KLAN 2018-10-18

Views 1

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është pyetur në Prokurorinë e Tiranës për kallëzimin e bërë nga Taulant Balla, në lidhje me deklaratat e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu.

Bushi tha në prokurori se ai nuk ka qenë në Komisariatin e Fushë-Krujës ditën kur Nuhu pretendon se është kërcënuar me pistoletë nga Rrajat. Sipas tij, kjo vërtetohet nga qelizat e telefonit dhe dëshmitë e disa personave të tjerë.

Grupi hetimor për këtë dosje do të marrë në pyetje edhe persona të tjerë, të cilët akuzohen nga Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe shpifje. Balla ka bërë kallëzim për shpifje ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, për deputetët Salianji, Paloka, Alibeaj dhe gazetarin Basir Çollaku.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form