Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Maxhoranca qeverisëse kërkon shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për lojërat e fatit. Kërkesa ka ardhur nga kreu grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Sipas tij seancën e ardhshme duhet të shtesa në ligj për lojërat e fatit.
Nga relacioni shoqërues i këtij projektligji në pikën tre thuhet se ?Për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie, po konsiderohet mundësia e trajtimit të saj si monopol shtetëror dhe ushtrimi i kësaj veprimarie nga struktura shtetërore të ngritura posaçërisht për ushtrimin e tij?.
Ky projektligj thuhet në relacion është në të njëjtën linjë me ndalimin ligjor të parashikuar për kazinotë elektronike dhe bingot tradicionale, të cilat kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri më 31 dhjetor 2018.
Ky projektligj synon të ndjekë të njëjtën logjikë dhe të njëjtin afat edhe për kategoritë ?Baste sportive? dhe ?Baste për garat në pistë?.