'Xhisiela', thirret për t'u pyetur në prokurorinë e Tiranës kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi

Report TV 2018-10-18

Views 6

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi është thirrur për t'u pyetur në prokurorinë e Tiranës lidhur me dosjen e Xhisiela Malokut. Bushi është një nga 3 zyrtarët socialistë që u akuzua nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, se ishte në komisariat, në momentin kur sipas tij, u kërcënua me armë, nga Xhelal Rraja, xhaxhai i Rexhep Rrajës.

Dosja Xhisiela ka mbi 1 muaj që është në qendër të debatit politik në vend. Rasti u denoncua nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili më pas u arratis në Zvicër, ku kërkon edhe azil. Nuhu ka akuzuar deputetët Taulant Balla dhe Rrahman Rraja se ndodheshin në Komisariatin e Fushë-Krujës në momentin kur ndodhi kërcënimi i pretenduar prej tij, në këtë komisariat ndodhej edhe Artur Bushi.

Share This Video


Download

  
Report form