Tregtia me njerëz sipas hulumtimeve të Organizatave Botërore është në rritje e sipër. Nga kjo dukuri nuk përjashtohet as Maqedonia, ku gjithashtu tregtia me qeniet njerëzore po shënon rritje. Sipas autoriteteve gjatë viti 2017 janë shënuar dy viktima, derisa gjatë këtij viti deri në këto momente janë regjistruar gjithsej 7 viktima. Organizata për Migrim i ka shpallë luftë kësaj dukurie dhe shpreson në uljen e shifrave.