Mickoski: Nuk e votojmë marrëveshjen e Prespës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni VMRO DPMNE Hristijan Mickoski ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen historike për emrin me Greqinë, që do të hapte rrugën e integrimit për në NATO e BE. Në një kohe qe moment parlamenti vijon debatin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, rezistenca e opozitës është ashpërsuar.Hristijan Mickoski: Edhe ky është një shans, pra të arrish në konkluzionin, se marrëveshja ka vdekur. Dhunimi i mëtejshëm i këtij procesi do të prodhojë vetëm tensione shtesë dhe polarizim në shoqëri dhe fajtori i vetëm për këtë është Zoran Zaev, i cili premtoi diçka që nuk mund ta realizonte dot.Në një intervistë për Deutsche Welle Mickoski tha se Zoran Zaev është një aventurier dhe e quajti Marrëveshjen e Prespës një pemë e mbjellë keq e cila do të kalbet.Hristijan Mickoski: Përgjegjësia është e atyre që e sollën marrëveshjen të dështojë. Nuk është opozita që drejtoi negociatat, nuk është opozita që e rrënoi marrëveshjen, nuk është opozita që e theu procesin e referendumit. Por është qeveria ajo, që e drejtoi, e implementoi dhe shkatërroi procesin. Ai që duhet të mbajë përgjegjësinë është Zoran Zaev. Ai i hyri një rruge aventure, arrogante, egocentrike pa përgatitur ambientin, duke pranuar diçka, që askush nuk kishte menduar ta pranonte më parë dhe shumica e njerëzve në të dy vendet e shprehën opinionin e tyre. Në Maqedoni kemi një referendum katastrofik, dhe në Greqi 70% të qytetarëve që nuk e pranojnë marrëveshjen. Një pemë e mbjellë keq do të rrijë shtrembër dhe do të kalbet.Më herët kryeministri Maqedonas Zoran Zaev u bëri thirrje deputetëve të votojnë për ndryshimin e emrit të vendit në të mire të interesave kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form