"Kishim kohë që kërkonim të pajiseshim me certifikatë, por na sorrollasin".
Punonjësit e Hipotekës së Lushnjes që kanë abuzuar me detyrën dhe nuk e kanë pajisur me certifikatën e pronësisë që i takon familjes Dako nga Divjaka, kryeministri Edi Rama thotë se po hetohen në mënyrë administrative. Por ai lajmëron se ndaj tyre mund të behet dhe kallëzim penal në rast se pengesat janë bere për arsye korruptive.
?Nëse keni një problem me zyrat e shtetit mos kërko rrugët e vjetra të ryshfetit apo të mikut që të bëjë të mundur zbatimin e ligjit për ty, por drejtohuni platformës".
E pikërisht pas denoncimeve në portalin e bashkëqeverisjes Task Forca e drejtuar nga ministrja e Drejtësisë ka kallëzuar penalisht ish kryeinspektorin e Inspektoratit Qendror Shtetëror të punës si dhe atë si dhe kryeinspektorin aktual te kësaj zyre në Durrës.
Pas kontrollit, Task-Forca vetëm në këto 2 zyra ka propozuar 24 masa disiplinore dhe 9 shkarkime nga puna. Ne strukturat e policisë janë proceduar 27 persona për vepra te korrupsionit, 4 prej të cilëve të arrestuar ndërsa nga kontrollet ne burgjet e Vaqarrit, Lezhës, Fierit dhe Sarandës janë marrë masa administrative për 20 punonjës, për 2 të tjerë në burgun e Vlorës është kërkuar procedim penal.