Për rreth një orë, drejtori i Policisë s" /> Për rreth një orë, drejtori i Policisë s"/>

Ora News - "Babale 2", Ardi Veliu 1 orë tek Krimet e Rënda për audiopërgjimin e Alizotit

Ora News Lajme 2018-10-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për rreth një orë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e video-përgjimin "Babale 2", ku Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga Veliu.

Kreu i policisë është marrë në pyetje nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Pas largimit nga Prokuroria, Veliu nuk pranoi të prononcohet për mediat por mësohet se ai i ka qëndruar deklarimeve të dhëna fillimisht se nuk është i përfshirë në shoqërimin e Fredi Alizotit nga Fieri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Për këtë çështje do të pyetet edhe drejtori i Policisë së Fierit.

Ndërkohë nesër në orën 09:30 është thirrur ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.

Më pas do të kemi një ballafaqim mes Florenc Hoxhës dhe Fredi Alizotit.

Më herët, policia e shtetit i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e Fredi Alizotit, të publikuara në video nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Në njoftim zyrtar, policia thotë Ardi Veliu nuk ka lidhje me këtë çështje. Policia pranon që Alizoti është shoqëruar, por ky veprim është bërë nga Policia e Fierit urdhër të prokurorit të çështjes.

Policia thotë gjithashtu se Veliu nuk është i përfshirë në në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja ?Babale?.

"Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja ?Babale?.

Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës", thuhet në njoftim.

"Në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar -thuhet në njoftim- Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës. Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/babalja-ardi-veliu-ne-1300-tek-krimet-e-renda-tu-marre-ne-pyetje

Share This Video


Download

  
Report form