Ora News - KLSH kritikon qeverinë: Nuk janë raportuar shpenzimet për të ulur deficitin dhe borxhin

Ora News Lajme 2018-10-16

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kritikuar Ministrinë e Financave se ka fshehur shpenzimet për të ulur defiçitin dhe nivelin e borxhit publik. Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin e 2017, KLSH raportoi ndër të tjera një sërë shkeljesh.Por për kreun e Financave, të dhënat fiskale janë të konfirmuara edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Raporti i KLSH-së mbi buxhetin faktik të vitit 2017 ka vënë në pikëpyetje rezultatet e nivelit të borxhit publik dhe të defiçitit.

Drejtorja e Kontrollit të Lartë të Shtetit deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se nga auditimet ka rezultuar se Ministria e Financave nuk ka raportuar shpenzimet reale, duke tejkaluar nivelin e defiçitit të përcaktuar në ligj prej 2%.

Manjola Naço: "Në të njëjtën kohë ndryshon dhe raporti i difiçitit në raport me PPB duke arritur vlerën 2.34%, pa marrë këtu në konsideratë efektin e detyrimeve të prapambetura. Niveli i borxhit publik është luhatur rreth niveleve 70-74 % të PPB, pra jemi larg objektivave strategjikë të vendosur."

Por për kreun e Financave, të dhënat financiare janë të monitoruara dhe të pranuara edhe nga institucionet ndërkombëtare si FMN apo BB.

Arben Ahmetaj: "Një nga risqet kuptohet ishte qeveria e përkohshme e dalë e 18 majit, nëse mund ti referohem kështu. Kushdo që ka qenë para meje dhe do të jetë pas meje guidën kryesore e ka defiçiti."

Në Komision u vu re se vijojnë kontradiktat midis kreut të Komisionit të Ekonomisë dhe Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, pasi Erjon Braçe është larguar në momentin që kreu i Financave ka marrë fjalën.

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit.

Ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka rikonfirmuar edhe njëherë se Bujar Leskaj nuk do të rikandidojë për të qenë kreu i këtij institucioni.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/klsh-kritikon-qeverine-nuk-jane-raportuar-shpenzimet-te-ulur-deficitin-dhe-borxhin

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS