Fundi i basteve sportive,Shyti: 40% e këtij sektori informal, Prifti: Iniciativa pozitive

Report TV 2018-10-15

Views 0

Biznesi i basteve sportive nuk mund të trajtohet si një kope kaçakësh që vjedhin". Është kjo deklarata e Artan Shytit, kreut të shoqatës së basteve i cili sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV u shpreh se vendimi i qeverisë për të mbyllur pikat e basteve sportive është tërësisht i pastudiuar. Megithatë Shyti pranoi se rreth 40 % e këtij sektori është informal ndërsa shifra e atyre që luajnë në mënyrë të paligjshme baste online është e frikshme.

Nuk mund të trajtohet si kope kaçakësh, keni vjedhur, ç'keni vjedhur, nuk është kjo mënyra si trajtohet biznesi. Po, rreth 40 % e këtij sektori është i jashtëligjshëm, shifra e atyre që luajnë onlinë në mënyrë të paligjshme është e frikshme por ky vendim e rrit paligjshmërinë....Të hysh në këtë iniciativë, pa pasur një projekt, pa pasur një studim, ne e dimë që nuk ka një të tillë. Kompanitë e basteve i paguajnë 45 mln euro në vit taksa shtetit. Kompanitë e basteve janë një operator që punon dhe zhvillon një aktivitet, pjesa dërrmuese e të ardhurave të së cilit i merr shteti. Nëse një strukturë shtetërore më thotë që ka harxhuar 1 euro për të bërë një studim social sa janë njerëzit që janë të varur; cilat janë problemet, si zgjidhen.

Artan Shyti, kryetar i shoqatës së basteveNdërkaq pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Rezart Prifti cili tha se kjo iniciativë është pozitive veçanërisht në aspektin social.

Nga ana sociale është mirë se merr dynjanë nga mbrapa. Si vendim është shumë i mirë nga ana sociale, por unë kam një problem me këtë pjesën e aksionit. Çdo gjë në këtë vend është bërë përherë me anën e aksionit. Unë dëgjova që aty janë 7000 të punësuar. Për mendimin tim këta zotërinj nuk janë të punësuar. Unë ata i quaj të papunë, sepse për mua një person që ka një pikë basti nuk ndryshon nga një që shet fara, sepse nuk ka as kualifikim as specializim.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS