Pas suksesit me këndet e lojërave, Bashkia e Tiranës do të nisë projektin e ndërtimit të terreneve sportive në çdo lagje. Në edicionin e dytë të kampionatit ?Survivor Games?, në Parkun e Liqenit Artificial, një organizim ?outdoor? që promovon jetesën aktive në natyrë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga ambiciet për mandatin tjetër është shtrirja e hapësirave sportive më afër komunitetit.