Salianji ‘harron’ Babalen: Balla udhëtoi me charter dhe makinën e tij me trafikantin Mond Bego

Report TV 2018-10-13

Views 0

TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nën hetim për rastin Babale nga prokuroria e Krimeve të Rënda ditën e sotme përmes një deklarate për mediat ka akuzuar kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla se ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me makinën e tij, por edhe me avion në disa vende me Edmond Begon, i dënuar më parë në Itali për disa vepra penale, mes tyre trafik droge. Salianji kërkoi nga Balla që të japë shpjegime se kush i financoi këto udhëtime.

Sot PD do të paraqesë fakte të tjera që tregojnë lidhjen e Taulant Ballës me trafikantin e drogës. Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, rezulton se: Taulant Balla ka udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me Edmond Begon. Ka udhëtuar me trafikantin shpesh herë më të njëjtën makinë me makinën e Ballës. Taulant Balla rezulton se ka udhëtuar jashtë vendit me Begon me të njëjtin avion në disa vende. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar 14 herë bashkë. Të dhënat janë të siguruara nga sistemi TIMS

Një udhëtim me charter kushton 30 mijë euro, janë 600 mijë euro udhëtime me charter. A janë financuar udhëtimet me financime të paligjshme dhe kush i ka paguar paratë, dhe nëse ka paguar vetë cili është burimi, nëse janë dhuratë, cili është? Këtyre pyetjeve Balla nuk u shpëton dot. Sot mund të ndihen të sigurte nga prokuroria dhe gjykata, por dita kur do të bëhet drejtësia për ata nuk është e largët.

Share This Video


Download

  
Report form