Në Kukës, banorët janë në pritje të hapjes së Aeroportit, pas nisjes së punimeve rehabilituese dhe premtimit të kryeministrit Rama, se këtë vjeshtë, aeroporti do të jetë i gatshëm për operim. Banorët e qytetit verior shprehen se hapja e aeroportit shihet si një rast për punësim dhe rritje të të ardhurave për dhjetëra familje kuksiane.
Do ishte një sukses i madh për Kukësin. Ishalla ajo që është thënë nuk është gënjeshtër dhe nuk i lënë punimet përgjysëm. Me u hap, hapen edhe vende pune, edhe rinia nuk nevojë që të lënë vendlindjen, familjet e baballarët në vetmi. Ishalla bëhet realitet. Megjithatë po na duket si diçka e zymtë. Deri sa ta shohim se u hap do të na duket e pabesueshme. Po u hap është fitore e madhe për qytetin tonë.
Banor i zonës
Aeroporti duhet të ishte hapur me kohë. Politika e mbylli. Presim që politika ta hap. Si dihet.
Banor i zonës