Tirana bëhet qyteti i parë në Shqipëri që zbaton kulturën e varrezave murale. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në vendin tonë, zhvilloi ceremoninë e zhvendosjes në varrezat murale të Sharrës të eshtrave të 6 shtetasve të parë italianë, që i përkasin periudhës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë ceremoni mori pjesë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Kryeipeshkëvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Kutilo. Kryebashkiaku i Tiranës tha se pas investimeve që kanë përfshirë të dyja varrezat publike, tani ka ardhur koha që qyteti të bëjë një hap tjetër të guximshëm, por që respekton si ata që nuk jetojnë më, ashtu edhe i krijon qytetit mundësi që të mos shpërdorojë hapësirat publike.