Humb jetën 13-vjeçarja në Tiranë, dyshohet se është vrarë, kishte plagë thike në trup

Report TV 2018-10-11

Views 1

Një vajzë ka ndërruar jetë në Tiranë. 13-vjecarja me iniciale K.B, dyshohet se mund të jetë vrarë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se e mitura ka patur disa plagë thike në trupin e saj. Ajo është shoqëruar në spitalin e Traumës nga babai, ku edhe ka humbur jetën. Vajza jetonte në një banesë në Lanabregas me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemec, cka vështirëson marrjen e dëshmive të tyre. Mësohet se vajza i përkiste komunitetit egjiptian.

Share This Video


Download

  
Report form