Mbrëmjen e sotme, në emisionin ?Pa gjurmë? në Report Tv, janë përballur dy ish krushkat, Gjyle Halili dhe mamaja e Marinelës, Flutura. Rasti i Marinelës u bë publik mbrëmjen e djeshme në ?Pa gjurmë?, ku gjyshja Gjyle Halili, tha se kërkon që të takojë dy fëmijët e vegjël të cilët sipas saj, nuk lejohen më nga ish-nusja që të takohen me ta.
Gjyshja kërkoi nga Marinela që fëmijët të takohen me babain dhe hallat. Sot, Flutura, mamaja e Marinelës është përballur live me Gjylen. Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të familjes së saj, dhe ka thënë se Marinela është marrë nuse në atë familje me qëllimin për t?a dërguar më pas të punonte si prostitutë.