Meta e kthen serish ligjin per Teatrin Kombetar

RTV KLAN 2018-10-11

Views 0

Për të dytën herë Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend projektligjin e mazhorancës që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Në dekretin e tij, kreu i shtetit argumenton se pavarësisht amendimit te bërë nga socialistët në seancën e 20 Shtatorit, ligji shkel parimet e barazisë përpara ligjit.

"Ligji shkel parimet e ?barazisë përpara ligjit? dhe ?lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve?, parime këto që gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta; nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të ?decentralizimit? dhe ?autonomisë vendore?.

Kreu i shtetit argumenton në dekretin e tij se edhe ligji i ri nuk zgjidh në thelb asnjë prej 9 çështjeve dhe problematikave kushtetuese e ligjore të evidentuara në dekretin e parë të Presidentit. Kuvendi shprehet se Presidenti megjithëse është përpjekur që të plotësojë vetëm 1 (një) prej konstatimeve kushtetuese që kishte të bënte me trajtimin preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat, sërish me ligjin e ri Kuvendi rezulton se nuk ka arritur ta zgjidhë edhe këtë çështje.

Ai thotë se në të paraqiten të njëjta probleme kushtetuese, pasi edhe pse në pamje të parë duket sikur ka zgjidhur problematikën e konstatuar, në thelb dispozitat e tij përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë, por përkundrazi, sërish konstatohet një trajtim preferencial që kufizon pjesëmarrjen në garë.

"Duket sikur tashmë do të kemi një procedurë konkurrimi të lirë dhe që respekton kërkesat kushtetuese për veprimtari të lirë ekonomike dhe trajtim të barabartë, por nëse shqyrtojmë dispozitat e mëtejshme ku përcaktohen kërkesat, mjetet dhe kriteret sesi kjo garë realizohet, arrijmë në konkluzionin logjik se sërish edhe kjo normë ligjore paraqet elementë që cenojnë drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm.

Në këtë situatë faktike, ku shoqëria ?Fusha?, shpk, rezulton pronare në zonën objekt zhvillimi, vendosja e këtij kushti nëpërmjet ligjit dhe mosparashikimi në ligj i rolit të shtetit si garant për një proces të hapur dhe transparent konkurimi, sjell si rezultat të vetëm realizimin e një procesi selektiv konkurimi në kushte aspak të barabarta".

Kuvendi sipas Presidentit nuk ka shqyrtuar 8 nga 9 arsyet e dhëna prej tij në dekretin e mëparshëm, duke shmagur kështu zgjidhjen e çështjes dhe duke krijuar sërish një normë të re ligjore antikushtetuese.

"Kuvendi ka votuar sërish një projekt të ri ligjor, të pajustifikuar dhe që në realitet nuk ofron asnjë zgjidhje për problematikat kushtetuese të konstatuara nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij".

Në dekret Presidenti Meta argumenton se ligji i ri për Teatrin Kombëtar vjen në kundërshtim me standardet d...

Share This Video


Download

  
Report form