'Babalja'/ Inskenoi audio-përgjimin e Agron Xhafajt, arrestohet në Kosovë Albert Veliu

Report TV 2018-10-11

Views 0

PRISHTINË- Arrestohet në Kosovë, Albert Veliu, i njohur ndryshe si Babalja. Veliu është arrestuar në qendrën e azilit në Prishtinë, dhe është dërguar menjëherë në paraburgim. Veliu është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare.

Prokuroria shqiptare ka kërkuar arrestimin e Albert Veliut 5 ditë më parë, me akuzën e kallëzimit të rremë, kryer në bashkëpunim dhe ?Kalimi i Paligjshëm i Kufirit?. Ai akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin Babalja 1, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge me Albert Veliun.

Ishte akt-ekspertimi i ardhur nga Anglia, që vulosi fatin e Babales, aty qartësohej se zëri në audiopërgjim nuk ishte i Agron Xhafës. Albert Veliu, i cili u prezantua në media me emrin ?Dëshmitari X?, u largua në Kosovë në muajin maj, ku kërkoi edhe azil. Veliu ndodhej në Kosovë bashkë me djalin e tij, ndërkohë që ka deklaruar para autoriteteve kosovare se është larguar në Kosovë pasi i rrezikohej jeta. Pas procedurave ligjore pritet që Albert Veliu të ekstradohet në Shqipëri.

Report Tv publikoi pjesë edhe nga përgjimet e prokurorisë ku del në pah se gjithçka në adresë të Agron Xhafajt ka qenë e inskenuar nga protagonistët Albert Veliu dhe kunati i tij, Fredi Alizoti i cili ka imituar zërin e vëllait të ministrit. Sipas përgjimeve rezulton se Babales dhe Alizotit i ishin premtuar nga 100 mijë euro secili, nga deputeti me mbiemër 'Salianji'.

Share This Video


Download

  
Report form