TIRANE- Fredi Alizoti i arrestuari në dosjen ?Babalja? me akuzën e kallëzimit të rremë pasi imitoi në audiopërgjim me Albert Veliun zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në një prononcim të shkurtët për mediat marrjen në pyetje e konfirmoi dhe avokati i tij, Ilir Doda ndërsa cilit version do t'i qëndron Alizoti, ai u shpreh se shumë shpejt se shumë shpejt do të mësohej e vërteta.
Nuk kam koment për videon. Sot merret në pyetje klienti im. Cili është version i tij? Kjo mbetet në kuadër të hetimit. Ai do të pyetet për të gjithë ngjarjen. Ai ka bërë disa deklarata dhe do të thojë të gjithë të vërtetën e tij në funksion të drejtësisë. Cila është e vërteta? Do ta marrim vesh shumë shpejt por nuk mund ta them sepse është sekreti hetimor. Cilit version do t?i qëndrojë? Është zgjedhje e tij, çfarë ka deklaruar janë ato që janë në dosje.
Ilir Doda, Avokati i Fredi Alizotit