Ahmetaj: Mbeshtetje per te papunet e mbylljes se basteve

RTV KLAN 2018-10-11

Views 0

Ndërsa është zyrtarizuar nisma për mbylljen e basteve sportive pas 1 Janarit 2019, qeveria thotë se ka menduar dhe për të gjitha ata që do të ngelen të papunë pas këtij vendimi.

?Ne jemi duke përgatitur një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga të gjithë shërbimet në lidhje me këtë industri.  Pra Shërbimi Kombëtar i Punës, menjëherë me materializimin e propozimit të kryeministrit për mbylljen e pikave të basteve ka filluar punën për hartimin e një programi specifik për rikualifikim të detyrueshëm. Vitin tjetër ne fillojmë një fushatë të plotë rikualifikimi për të gjithë të papunët e regjistruar....Dhe ndër këta, do të dyfishojmë numrin e të kualifikuarve me profesione që nga graphic design, ku meqë platforma e punës është kompjuterike edhe tek bastet, pjesa e atyre që dalin të papunë nga bastet kanë mundësi të rikualifikohen më tej dhe të gjejnë vend punë në industritë e tjera?, tha Ahmetaj.

Amendimi në ligjin për lojërat e fatit, i shtyrë për disa herë, socialistet thonë se vjen në këtë moment pasi më parë i pengonte aleati i tyre, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në seancën e kësaj të enjteje ministri i Financave i është përgjigjur në një interpelancë interesit të deputetit Erjon Braçe për ligjshmërinë fiskale të Federatës së Futbollit. Interpelancë e cila dëshmoi një marrëdhënie aspak ?të ngrohtë? mes 2 socialisteve.

Ministri edhe historinë e FSHF e shikon si një histori ku vlen krahasimi me qeverisjen e Berishës, ku thotë se fshehja e të ardhurave ka qenë në nivele shumë të larta.

Ndërsa Braçe ka marrë duartrokitjet e kolegëve deputetë, fjala e tij është shoqëruar me buzëqeshjet të kolegëve ministra të Arben Ahmetaj, ç?ka ka nervozuar Bashkim Finon, kandidatin që humbi garën për kreun e FSHF-së.

Share This Video


Download

  
Report form