Ylli Rakipi, drejtues i emisionit të "Pa ekspozuarit", ka rrëfyer në emisionin "Repolitix", në Report Tv sesi u njoh me audiopërgimin e Albert Veliut, "Babales", ku pretendohej se ishtë regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një ngarkesë kanabisi me qëllim trafikimin drejt Italisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.
Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Tani, ky gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material. Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej.
Ylli Rakipi, gazetar