Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 350 klasa kolektive ku merrnin mësim nxënës të grupmoshave të ndryshme u mbyllën këtë vit të ri arsimor.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, teksa raportoi në Komisionin e Edukimit, tha se janë zhvendosur në shkollat më të afërta rreth 2900 nxënës.
Lindita Nikolla: Kemi të bëjmë me 228 shkolla që kishin klasa kolektive dhe në fakt janë shkolla vartëse, shkolla që kishin dhe 5 nxënës. Janë 348 klasa kolektive që ne i kemi mbyllur dhe nuk funksionojnë më si të tilla.
Opozita e bojkotoi këtë të mërkurë Komisionin, por Ministrja Nikolla iu përgjigj akuzave në lidhje me shkollën në Mengël të Elbasanit, ku tha se deputetët e PD-së krijuan një stuhi në gotë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbyllen-350-klasa-kolektive-nikolla-opozita-me-mengelin-stuhi-ne-gote