Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përkrah teknikut Christian Panucci, në konferencën për shtyp përpara miqësores së nesërme përballë Jordanisë doli kapiteni i kombëtares kuqezi, Andi Lila. Ai tregoi emocionet e ftesës në kombëtare, ndërsa shtoi se shiriti i kapitenit nuk të ngre mbi futbollistët e tjerë.
U bë viti 11 që je me kombëtaren, a luajmë ndeshje të rëndësishme ?
Jam që në 2007 me kombëtaren dhe kur sa herë vjen ftesa për kombëtare nuk më zë gjumi. Është gjëja më e bukur që mund të të ndodhi. Shpresoj që ky zjarr të vazhdoj edhe më tutje.
Çfarë duhet të bëjmë për të fituar përsëri në Izrael si 2 vjet më parë ?
Të jem i sinqertë forca e ekipit tonë është grupi, dhe nëse ne luajmë si grup ndeshja do të fliste njësoj. Shpresoj të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë atë që bëmë 2 vjet më parë. Ne kemi pasur gjithmonë shpirt gare. Megjithatë përpara kësaj kemi ndeshjen me Jordaninë, pastaj të shohim me Izraelin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kapiteni-lila-ftesa-ne-kombetare-me-le-pa-gjume