Para ndeshjes kundër Jordanisë, trajneri Christian Panucci tha se pret që skuadra të bëjë një lojë të mirë sigurisht duke pasur mendjen edhe te sfida me Izraelin, që është edhe e vlefshme për Ligën e Kombeve.
?Kemi disa lojtarë që nuk kanë luajtur shumë kohët e fundit. Grupi ka punuar mirë, kemi shpirtin e duhur për të bërë një ndeshje shumë të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të rëndësishme sepse mbetet ndeshje e kombëtares?.
?Jordania ishte një zgjedhje duke parë renditjen e FIFA-s, një ndeshje për të përgatitur sfidën kundër Izraelit, por mund të kenë ndonjë ngjashmëri. Sepse është një skuadër teknike, nuk ka presion, prandaj nuk do të jetë një ndeshje e lehtë?.
?Gega do Trashin në kombëtare? Po ndjekim shumë lojtarë, besoj që kur ka qenë mundësia për të marrë një të ri me talent, unë e kam bërë, siç është rasti i Uzunit. Dera është e hapur për këdo?.
?Demiri nuk është thërritur më sepse Lenjani ka rifilluar të luajë sërish dhe ka më shumë përvojë se ai. Prandaj tani Demiri do të qendrojë në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që nuk do të vijë herën tjetër?.
?Nëse shkon në Skoci pa Roshin, Sadikun, Grezdën, me Mavraj që nuk luan prej 9 muajsh dhe Lila gjithashtu, atëherë ke pak mundësi për të bërë zëvendësime?.