Rudina - Regjisorja nga Kosova qe mposhti semundjen e leucemise! (09 tetor 2018)

RTV KLAN 2018-10-09

Views 1

Në një moment kur askush nuk e pret, jeta të vendos përballë sfidash të veshtira.

E tillë është historia e 35-vjeçares nga Kosova, Arlinda Morina, me profesion regjisore dhe autore e disa filmave me metrazh të shkurtër. Ajo është përballur me sëmundjen e leucemisë dhe doli fitimtare.

Morina ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan nga ku tregoi luftën disa mujore me sëmundjen.

?Kur mora vesh për sëmundjen ishte hera e parë që isha në spital. Gjëja e parë që mu kujtua ishte të luftoja siç kam luftuar nëpër garat e karatesë. Kam patur 6 kimioterapi, por me vullnet biopsia doli me sukses. Por kryesorja është që unë jam e fuqishme, çdo ditë dal bëj vrap dhe merrem me aktivitet fizik.

Unë isha duke punuar për një shfaqje në tetarin Dodona dhe filluan të më nxjerrin hundët gjak dhe kisha një lodhje jo të zakonshme të shoqëruar me dhimbje në fund të brinjëve. Mendova të mbaroj shfaqjen dhe të shkoja në spital, pasi mbarova shfaqjen shkova në spital dhe bëra analizat dhe kisha homoglobinën tepër të ulët. Më thanë që me urgjencë duhet të shkoja në spital, më pa doktori dhe më kërkoi të shtrohesha. Telefonova familjen dhe erdhën dhe morën analizat. Fillimisht nuk më treguan, donin ta mbanin të fshehtë, por pasi erdhi vëllai nga Finlanda më tregoi se nuk ishte grip, por leuçemi. Kur ma tha, për një moment mu duke sikur ndali zhurma.

Më pas erdhi gjithë shoqëria dhe kështu vendosa ta pranoj dhe më pas të luftoj. Unë edhe vdekjen e kam pranuar. Një natë kam qenë shumë keq dhe mendova se do të vdisja, por më erdhi një fuqi e madhe dhe të nesërmen ma pranoi trupi gjakun. Nuk është e lehtë, por vendosa të krijoj një humor tek vetja dhe i vendosa emrin Leo sëmundjes. Filloi kimioterapia dhe kaloi gjithçka. Kam shtuar 20 kilogramë, por tani po merrem me sport?, tha regjisorja.

Ajo po ashtu tregoi se prindërit e saj kanë kaluar një lloj shoku dhe se babai i saj ka humbur 10 kilogramë.

?Ka qenë shumë e vështirë për familjen time, babai im ka humbur 10 kile, por nëna ka qenë shumë e fortë, gjë që nuk e kam pritur. Gjithë familja ka përjetuar një lloj shoku. Por kur motivon vetveten largohet e keqja prej teje?, përfundoi Arlinda Morina./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form