Komisioneri evropian për Zgjerim, Johanes Han në një intervistë për gazetën austriake ?Standard? theksoi se ndryshimet kushtetuese duhet bërë nga përbërja aktuale parlamentare në Maqedoni. Han tha se VMRO DPMNE-ja po i kërcënon deputetët të cilët duan ta mbështesin Marrëveshjen për emrin në Kuvend. Ai kërkoi nga opozita që të heq dorë nga qasja sipas tij, destruktive dhe të vendosë interesat e vendit dhe qytetarëve mbi interesat partiake.