FMN rrit vleresimin per ekonomine shqiptare

RTV KLAN 2018-10-09

Views 0

Pas Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar me rritje projeksionin për ekonominë shqiptare.

Në raportin e vlerësimit të ekonomisë globale, Fondi ka çuar nga 3.7 në 4% parashikimin për rritjen ekonomike të vendit tonë për 2018-ën.

Në 6 muajt e parë të vitit, ekonomia e Shqipërisë u rrit sipas INSTAT me 4.3%, e udhëhequr nga zhvillimet në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike.

10 vjet pas falimentit të Lehman Brothers, FMN vlerëson se ekonomia globale do të rritet me 3.7%, por sërish Fondi shprehet se risqet mbeten ende të pranishme.

FMN korrigjoi me 0.2% ulje që nga prilli ritmin e rritjes së ekonomisë botërore.

Masat tregtare të njoftuara nga SHBA ndaj Kinës dhe po ashtu edhe tregjet europiane nuk janë në ditët e tyre më të mira, nënvizon raporti.

Për tregjet europiane në zhvillim, pjesë e të cilave është dhe Shqipëria, projeksionet janë favorizuese, përveç faktit që çmimet e energjisë dhe naftës në tregjet globale janë në rritje dhe mund të prekin ekonomitë e tyre, shprehet FMN.

Share This Video


Download

  
Report form