http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Afro 8 mije te vdekur janë ende ne regjistrin kombëtar te gjendjes civile. Ky fakt pranohet nga vete drejtori i përgjithshëm Bledar Doracaj, i cili sqaron se 1500 persona te moshës mbi 100 vjeç figurojnë te gjalle ne sistem, ndërsa 7000 janë te bllokuar ne vite dhe nuk kane asnjë akses shërbimi.Ky problem sipas Doracajt vjen per moskryerje te çregjistrimi i cili nuk behet nga familjet e atyre qe ndërrojnë jete. Ndërkohë me përgatitjen e listave zgjedhore 100 vjeçaret bllokohen nga sistemi.Por a ka gjasa qe emrat e te vdekurve te jene ne listën emërore te votuesve? Parlamenti pritet te miratoje ne tetor ndryshimet ligjore per gjendjen civile ku pjese e tyre do te jete dhe çregjistrimi i te vdekurve, ku përveç familjeve ketë detyrim do ta kenë edhe institucionet. Ndërsa është hequr gjoba prej 3 mije lekësh.Një tjetër ndryshim ne ligjin e gjendjes civile do te jete amnistia 6 mujore e kërkuar dhe nga kryetari Erion Veliaj për te deklaruar vendbanimin e sakte dhe pa penalitetin 10 mije leke te rinj te gjobës.Ne dhjetor presidenti i republikës pritet te dekretoje datën e zgjedhjeve vendore te 2019 per te nisur me pas puna për përgatitjen e listave zgjedhore.