Dosja “Dabalja”, lihet ne burg Fredi Alizoti

RTV KLAN 2018-10-09

Views 0

Ky është Fredi Alizoti, zëri i të cilit sipas prokurorisë është në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, e cila pretendonte se ishte i Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm. Alizoti gjatë verifikimit të masës së sigurisë 'arrest me burg', në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nuk ka folur duke lënë avokatin e tij ta mbrojë. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, fieraku Fredi Alizoti është shtirur si vëllai i Fatmir Xhafaj.

Kjo është e vërtetuar nga përgjimet telefonike mes tij dhe Alfred Veliut, i njohur ndrysh si ?Babalja?. Në përgjime Alizoti pranon se ka bërë rolin e vëllait të Ministrit pasi sëbashku me Babalen i ishin premtuar 200 mijë euro. Aktrimi është pranuar nga Alizoti, gjë që konfirmohet edhe mbrojtësi i tij.

Nën hetim për këtë çështje është edhe gazetari Jetmir Olldashi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje. Avokatët pretenduan për parregullsi në hetim, pasi sipas tyre Olldashi nuk ka qenë më në Vorë, pas datës 24 Tetor 2017. Ndërsa Fredi Alizoti thotë në dëshmi së përgjimi është bërë diku nga Janari 2018.

Gjatë seancës, prokuroria pretendoi se në datën 16, gazetarit Olldashi i është dërguar një mesazh nga një deputet i Kuvendit për të marrë intervistë Albert Veliun rreth orë 1 pas mesnate. Ndërsa në datën 17 Maj është publikuar videodëshmia nga Partia Demokratike.

Share This Video


Download

  
Report form