TIRANË-Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Gent Strazimiri, deputet i PD, në një konferencë për mediat paraditen e kësaj të shtune, ka thënë se pamjet e kamerave në komisariatin e Fushë-Krujës nuk bëhen publike, pasi sipas tij, në pamje shihet prania e Taulant Ballës, në momentin kur është kërcënuar me armë, nënkomisari Emiljano Nuhu. Strazimiri ka përdorur fjalët e Ramës kur tha se ?nuk do t?i ndahemi këmba-këmbës këtij horri?. Në një kundërpërgjigje sërish në distancë, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është përgjigjur dhe ka thënë se për këto akuza, kryedemokrati Lulzim Basha, do të shkojë në gjykatë.
Deklarata e plotë e Gent Strazimiri
Prej 11 ditësh, pengun e krimit, Edi Rama e ka bërë memec pyetja se çfarë tregojnë 8 kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës ditën e 21 Korrikut, kur denoncohet prania e Taulant Ballës në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut.
GENT STRAZIMIRI, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE
Edi Rama vazhdon të heshtë, sepse nuk guxon të thotë të vërtetën e pranisë së Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në Policinë e Fushë Krujës më 21 Korrik.
Në praninë e tyre, nënkomisar Emiljano Nuhu dëshmoi se u kërcënua me pistoletë në kokë brenda Stacionit të Policisë së Fushë Krujës, që të ndalte përballjen me ligjin të djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës.