Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 10% e popullsisë në Shqipëri mbi moshën 30 vjeç kanë dëmtime të veshkës. Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, Myftar Barbullushi thotë se numri i pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e veshkës ka pësuar rritje, ndërsa aktualisht janë rreth 1380 pacientë që marrin shërbimin e hemodializës.
Barbullushi: Numri i të sëmurve që kanë nevojë për të zëvendësuar veshkën qoftë në aparat që është hemodializa, qoftë me transplant përbën një rritje të jashtëzakonshme. Kjo do të thotë jetë, cilësi jetese, por edhe buxhet. Nga ana tjetër, nga kontrollet që kemi bërë, shohim që numri i të sëmurve me veshka, me humbje të funksionit të veshkës ka kaluar 10%.
Statistikat e publikuara janë rezultat i analizës së të dhënave të check up ndërsa Barbullushi, shpjegon shkaqet e dëmtimit të veshkave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/semundjet-e-veshkave-si-epidemi-10-e-popullates-te-prekur