Ora News - Incident në furgonin me nxënës në Dibër, një i ndaluar, priten detaje nga policia

Ora News Lajme 2018-10-06

Views 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Brendshme deklaroi sot se është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në një furgon që transportonte nxënës në Dibër.

Në një dalje për mediat, zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë.

Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambjentet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.

Kuko nuk dha detaje rreth asaj që ka ndodhur, por shtoi se pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen.

Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/incident-ne-furgonin-me-nxenes-ne-diber-nje-i-ndaluar-priten-detaje-nga-policia

Share This Video


Download

  
Report form