TIRANE - Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tiranë mbrëmjen e kaluar. Dy grupet e përfshira në konflikt me armë kanë qenë në dy tavolina të ndryshme, ku në njërën ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljo Hato dhe në tjetrën, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo, brenda në lokalin "Monopol" në zonën e ish-bllokut. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se gjithçka ka ndodhur në pak sekonda.
Një prej autorëve të shpallur në kërkim, Ervin Mata, ka qenë duke pirë verë në shoqërinë e dy të tjerëve, kur në derën e lokalit është shfaqur Fabjol Gaxha, truprojë i Ervis Martinajt. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të "sqarohej" me të pikërisht në këtë moment. Sapo Gaxha futet brenda në lokal dhe i drejtohet tavolinës ku ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon (Aleksandër) Hato, Ervin Mata shkëputet me nxitim nga tavolina e tij dhe godet me grushte viktimën.