Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është marrë në pyetje në Prokurori për hetimin që po zhvillohet për audio-përgjimin ku pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, flet me një trafikant droge.
Ai ka qëndruar për rreth dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në dalje ai tha se përveç deklarimeve ka depozituar edhe prova të reja.