Analisti Ilir Yzeiri, i ftuar në ?45 minuta? ka komentuar mbi paditë, shpifjet dhe fyerjet që kanë 'zënë' vend në politikën shqiptare.
Më tej, analisti është shprehur se gjendja e politikës në vend është bërë komike dhe se kjo lloj politike nuk të nxit dhe nuk të frymëzon për asgjë.
Aktorët politike po shfaqin anën politike të tyre që nuk të nxit dhe nuk të frymëzon për asgjë. Metaforat që ata i vendosur njëri-tjetrit janë komike por për këtë gjë të vjen keq. Është fatalitet sepse jemi të dënuar të drejtohemi nga kjo elitë politike. Ajo bën kaozë emocionet pozitive dhe negative. Politikanët tanë nëse i heq nga karrigia bëhen bisha.
Lidhur me paditë e ngritura në Gjykatë nga anët politike, Yzeiri është shprehur se konfrontimi në Gjykatë nuk ka asgjë të keqe por edhe ky aspekt po shfrytëzohet nga politika.
Nuk ka agjë të keqe që çështjet të shqyrtohen në Gjykatë. Petrit Vasili dhe Edmond Spaho po ?shqetësohet? kot. Vetë oficeri Nuhu nuk është ndjerë i kërcënuar dhe nuk ka ngritur asnjë padi. Por të ?shqetësuar? për të janë politikanët shqiptarë.