Report TV - 'Mua këtu do më kesh, mos ki merak', ja debati i Eni Çobanit në seancën gjyqësore

Report TV 2018-10-04

Views 12

Gjirokastër- Juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në polici. Shqiptarja.com dhe Report Tvmësojnë se ajo ka qënë në një seancë gjyqësore në rolin e avokates në gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë shoqëruar. Çobani u akuzua nga nusja e klientes së saj për kërcënim. 

Në një denoncim për Shqiptarja.com dhe Report TV, kushërira e Rudina Islamajt tha se avokatja i është drejtuar asaj me fjalët ?Deri në momentin që unë do jem gjallë nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën?. Pas këtyre fjalëve Rudina Islamaj telefonoi policinë, të cilët shoqëruan në komisariat për sqarime Eni Çobanin.

Mësohet se personazhi i njohur i ekranit, Eni Çobani u mor në pyetje nga policia e Gjirokastrës për disa minuta dhe më pas u la e lirë. Burimet thonë se në komisariat u shoqërua nga forcat Shqiponja edhe denoncuesja Rudina Islamaj për të sqaruar situatën e krijuar në sallën e gjyqit.

Kujtojmë se Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën ?Shihemi në  gjyq? që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.

Konflikti në familjen e tyre nisi në momentin që nuk mund të paguanin dot një kredi 70 milionë lekëshe të marrë nga nusja dhe djali i zonjës Merushe.

Ora 14:21
Kush është nusja që denoncoi sot Eni Çobanin dhe videoskandali me gjyqtarin Boçi 

Rudina Islamaj, nusja që pretendon të jetë kërcënuar sot nga avokatja Eni Çobani u bë e njohur pasi publikoi incizimin e kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi që i kërkonte favore seksuale me qëllim që të përfitonte pronën e përbashkët që ka pasur me bashkëshortin e saj dhe njëherësh babanë e dy fëmijëve.

Në rubrikën ?Shihemi në gjyq?, të Eni Çobanit dy vite më parë ishte vjehrra e saj ajo që tregoi gjithë historinë.

Merushe Makri tregoi se ish-nusja e djalit, ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të Gjykatës së Apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë. Gruaja e moshuar tregoi se si nusja me pretendimin për t?u zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka. Për të kërkuar zgjidhjen e situatën Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë. Po ashtu mësohet se ajo mori urdhër mbrojtje dhe madje kishte ngritur padi për ushtrim dhune edhe ndaj ish-vjehrrës. Ndonëse e moshuara iu drejtua gjykatës, u saktësua se krejt papritur nusja e fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit.

Në gjykatë, Rudina Islamaj ka kërkuar të shpallë të pavlefshme kontratën fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit bërë vite më parë. Por, për këtë padi ish-vjeh...

Share This Video


Download

  
Report form