Ora News - Opozita krah Emiljano Nuhut, padit Ramën për kanosje, Ora News zbardh padinë

Ora News Lajme 2018-10-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News zbardh padinë e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama për kërcënim të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu.

Kallzimi mban datën 3 tetor 2018 dhe grupet parlamentare të PD dhe LSI përfaqësohen nga kryetarët respektivë Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama për 3 vepra penale: "Kanosje për shkak të detyrës", "veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "kanosje për të mos kallëzuar".

Pasi depozituan kallzimin në prokurorinë e Tiranës, Spaho dhe Vasili thanë se kjo është dhe një provë morali dhe e zbatimit të detyrës shtetërore për prokurorinë.

Spaho: Shpresojmë dhe insistojmë që prokuroria të hetojë seriozisht dhe të vërë kryeministrin Rama përpara përgjegjësisë penale.

Vasili: Kryeministri nuk i është kanosur dhunuesit por denoncuesit. Pas këtyre deklarimeve djali i deputetit ndodhet në burg. Jemi për të vënë në provën e moralit dhe zbatimit të detyrës shtetërore prokurorinë. Kjo është provë e madhe për zbulimin e të vërtetave dhe një provë e madhe që nuk ka dy të vërteta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-krah-emiljano-nuhut-padit-ramen-kanosje-ora-news-zbardh-padine

Share This Video


Download

  
Report form