Report Tv-Platforma e bashkëqevrisjes, Rama: Në një vit trajtuam 22 mijë ankesa

Report TV 2018-10-03

Views 3

TIRANË- Kryeministri Rama ka bërë bilancin e vitit të parë të platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

?Platforma është vizituar nga 58 220 qytetarë. 22 553 janë fiks shqetësimet e ngritura në rubrikën ?ankesa ime? dhe nga ana tjetër ka kategori të tjera si interpelancat, opinionet e kontributet që në tërësinë e tyre përbëjnë gjithë jetën e brendshme të platformës. Janë mesatarisht 1950 çështje që trajtohen çdo muaj e për të cilat ka interesim e përgjigje brenda 10 ditëve, ky është një revolucion në raportin e qeverisë me qytetarët?.


Edi Rama, kryeministër

Rama i kupton skeptikët, por ju bën apel qytetarëve të vijojnë të bashkëpunojnë me platformën për të zgjidhur problemet e tyre.

?Ka një qasje nganjëherë të keqkuptuar ndaj platformës që është në inercinë e skepticizmit fillestar. Nuk ekziston dëshira të kuptohet se platforma nuk është gjë tjetër veçse dixhitalizimi i zyrave të pritjeve të publikut nëpër institucione. Ka qenë një eksperiencë shumë e hidhur për qytetarët që harxhonin kohë e nuk merrnin dot përgjigje. Sot në 3 minuta mund të adresojnë drejtpërdrejt problemin tek ministri përkatës. Efikasiteti ka qenë maksimal?.


Edi Rama, kryeministër

Share This Video


Download

  
Report form