Ora News - Protesta në Mengël, PD padit në prokurori policinë e Elbasanit: Dhunuan fëmijët

Ora News Lajme 2018-10-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike kallëzon në Prokurorinë e Elbasanit komisariatin e policisë së këtij qyteti për dhuën e ushtruar gjatë protestës së djeshme në Mengël.

Padia u depozitua nga deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cilli e përcolli gjatë gjithë kohës protestën e nxënësve të shkollës 9-vjeçare dhe prindërve të tyre.

Boçi: Sapo kemi dorëzuar kallzimin penal së bashku me përfaqësuesin ligjor Blendi Himçi ndaj komisariatit të policisë Elbasan për tejkalimin e kompetencave në mënyrën si u sollën me gratë dhe fëmijët e Mengëlit dhe njëkohësisht për keqtrajtimin e grave dhe fëmijëve, gjëra që ndodhën realisht. Posedojmë dhe materiale video që i kemi bashkangjitur me kallzimin.

Në një dalje të mëvonshme nga selia blu, Boçi publikoi pamje filmike që sipas tij dëshmojnë se policët u sollën si banditë me fëmijët.

Boçi: Ardi Veliu lëshoi policinë si banditë kundër fëmijëve. Policia e Elbasanit ndihmuar dhe nga Forcat Speciale kanë ushtruar dhunë të paparë ndaj nxënësve të shkollës Mengël që nuk duan asgjë, vetëm të shkojnë në shkollë.

Në një kohë që krimi i organizuar dhe mafia mbajnë nën zap qytetin, policinë dhe jetën e qytetarëve të Elbasanit, Forcat Speciale të vëllait të dënuarit për trafik droge Agron Xhafaj, në vend që të përballen me ta iu turrën kafshërisht dje fëmijëve të klasës së parë që kërkojnë të drejtën themelore kushtetuese, arsimimin. Pamjet filmike tregojnë tmerrin që kanë përjetuar dje fëmijët dhe prindërit e tyre në fshatin Mengël që protestonin në të drejtën e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-ne-mengel-pd-padit-ne-prokurori-policine-e-elbasanit-dhunuan-femijet

Share This Video


Download

  
Report form