Sotiraq Foton e takojmë te shtëpia e të moshuarve, ku për nder të tyre, është organizuar një festë në këtë ditë botërore të moshave të treta. Ai dhe miqtë e tij vështrojnë fëmijët teksa këndojnë e recitojnë për ta, duke pasur kështu mundësinë për të përjetuar një emocion të munguar. Sotiraqi nuk ka pasur fëmijë. Ai është banor i shtëpisë së të moshuarve në Tiranë që prej një viti e gjysmë. Kolonjari 73 vjeçar nuk ishte ndarë kurrë nga vendlindja e tij Erseka, apo edhe nga shtëpia ku jetoi për më shumë se 45 vite me gruan. Por, ai vendosi të linte strehën e tij kohë më vonë pas vdekjes së bashkëshortes, gati 7 vite derisa një ditë mori vendimin për të jetuar në shtëpinë e të moshuarve.
Unë kisha shtëpinë në Ersekë dhe e shita. Kisha plaçka shumë të mira, por ua fala të tëra njerëzve. E kisha menduar këtu nuk doja të vija po sëmundja më solli. Opinioni ka qenë shumë i keq.Uh në azile. Ku do vesh? Kjo është një shtëpi për të moshuarit si gjithë të tjerët dhe është shumë e shkëlqyer. Po. Këtu do rri. S?kam ku vete.
Sotiraq Foto, i moshuari që jeton në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë
Sotiraqi tregon se mendimi për të jetuar në shtëpinë e të moshuarve ka qenë ndryshe nga çfarë sheh tani. Tanimë Sotiraqi ndjehet si në shtëpinë e tij. Ka miq dhe shokë, të cilët i konsideron si familje. Për të kjo është banesa deri në fund të jetës.