Ora News - Dibër, vëllezërit vranë 36 vjeçarin, njëri në pranga tjetri në kërkim

Ora News Lajme 2018-10-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy vëllezër janë përfshirë në vrasjen e 36 vjeçarit Idajet Zogu mbrëmjen e djeshme në njësinë administrativë Arras.

Policia ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar ndërsa është shpallur në kërkim autori kryesor i ngjarjes.

"Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi i posaçëm i hetimit, i ngritur për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 30.09.2018, dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrstuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras," informoi sot policia e Dibrës

Gjithashtu u arrestuan babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja për moskallëzim krimi.

Te arrestuarit
Nga specialistët për hetimin e Krimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Vangjel Balla, 20 vjeç, banues në fshatin Muhur, vëllai i autorit kryesor

Sami Lusha, 56 vjeç dhe Blerim Lusha, 25 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Arras

"Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha , në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit."

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për Vangjel e Aleksandër Ballën për veprën penale ?Vrasje me paramendim?, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 Kodit Penal, dhe për shtetasit Sami dhe Blerim Lusha për veprën penale ?Moskallzim krimi?, kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 300 dhe 25 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-autori-i-vrasjes-se-te-riut-ne-diber

Share This Video


Download

  
Report form