Opozita e ka akuzuar se ka ndarë me miq e klientë të qeverisë tendera e koncensione korruptive, por Edi Rama zgjodhi që demokratëve përgjigjen t?ua japë nga kantieri i ndërtimit, ku nisi puna për rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë, një aks që sipas Kryeministrit mbeti rrugëve nga qeveria e djathtë.
"Ne s?do ta konkurrojmë dot qeverinë paraardhëse për numrin e tenderave, ama edhe për këtë segement që u la rrugëve kemi financuar ne më pas. Asnje Lek nuk u dha nga qeveria e mëparshme, u zhytën ata që punonin këtu në borxhe me bankat".
Dy janë impaktet që pritet të sjellë ky segment rrugor; zhvillimi turistik i zonës dhe shkurtimi i ndjeshëm i distancës Tiranë-Sarandë.
"Me përfundimin e këtij aksi dhe By-Passit të Fierit që po zgjidhet si lak në fytin e të gjithëve, që do fillojë puna në javët në vijim, ne do kemi një lidhje Tiranë-Sarandë që s'do marrë më shumë se tre orë kohë, e paimagjinueshme më par".
Përgjigjen se kur do të jetë gati kjo rrugë, e dha ministri i Infrastrukturës, i cili paralajmëroi se me të njëjtin ritëm do punohet në të gjitha kantieret e hapura.
"Për dy vjet do bëjmë një ndër rrugët më të mira në Shqipëri, ne nuk ndalemi këtu, do i bëjmë të gjitha rrugët".
Vlera e investimit në këtë segment arrin në 90 milionë Euro dhe financohet me paratë e buxhetit të shtetit.