http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deklaratat e kryeministrit Rama për Xhisiela Malokun dhe nënkomisarin Emiljano Nuhu kanë sjellë reagimin e ashpër të opozitës.Deputetja e PD Albana Vokshi akuzoi Ramën se po mbron dhunuesit e vajzës 25 vjeçare.?Vajza e re dhe familja e saj nuk janë marrë në mbrojtje. Qëllimshëm mekanizmi për parandalimin e dhunës ndaj grave nuk zbatohet. Është vet Rama që po bën çdo përpjeke për ta shfaqur vajzën para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet. Nëse Balla dhe Rrahja s?do kishin bekimin e kryeministrit, sot viktima do ishte marrë në mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit duhet të ishte në burg?.Për opozitën, sulmi i Ramës ndaj oficerit të policisë të larguar jashtë shtetit, është i njëjtë me atë që kryeministri i ka bërë më herët Dritan Zaganit.?Rama qëndroi krah kriminelëve, duke dënuar denoncuesin Emiljano Nuhu, me sulmoi të njëjtën gjuhë si Zaganin, që denoncoi grupin e trafikantëve Habilaj. Rama e ka provuar me rastin e Zaganit, se sjellja si mafioz, me denigrim, e vonoi të vërtetën për hetimin ndaj Saimir Tahirit, por se pengoi dot?.Deputetja Vokshi tha në fund se ky rast nuk duhet toleruar, pasi në të kundërt kjo do të ishte një fitore për banditët.