Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo banesë, e cila ndodhet në Rroshnik të Beratit, daton 300 vite më parë.
Është shpallur monument kulture i kategorisë së parë por ashtu sikurse pamjet flasin po shkon drejt rrënimit.
Banesa që ka vlera të veçanta historike dhe arkitektonike, në një pjesë të saj është kthyer në sallë bagëtish.
E ndërtuar rreth vitit 1700 nga një emigrant shqiptar, shtëpia muze është lënë në harresë për shkak të mungesës së fondeve
Eugen Kallfani, Drejtoria Rajonale e Kulturës: Për herë të fundit është ndërhyrë në vitin 2008. Atje ka një keqmenaxhim, pasi në katin përdhe mbahen bagëti.
Arkeologu Nexhmedin Pilafi flet për historinë dhe vlerat e kësaj banese dhe shpreh keqardhjen për situatën e mjerë në të cilën ndodhet.
Pilafi: Është në gjendje katastrofike. Pronarët janë shpronësuar me sa di unë. Ky është anakronizmi i këtij problemi pasi është uzurpuar padrejtësisht nga banorët.
Në vitet `80 në këtë banesë është ndërtuar muzeu krahinor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berat-shtepia-300-vjecare-ne-rroshnik-drejt-rrenimit