Rasti 'Xhisiela', zv.ministrja e Brendshme: Policia ka bërë detyrën, po abuzohet me të vërtetën

Report TV 2018-09-29

Views 0

iranë-Pas akuzave të opozitës lidhur me rastin e Xhisiela Malokut, për mosveprim nga ana e policisë së Shtetit, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, në një deklaratë për mediat sqaron se policia ka vepruar sipas procedurave ligjore. Zv.ministrja thotë se oficeri i policisë, Gentian Çitozi është pezulluar nga detyra, ndërkohë që çështja është referuar në prokurori.

Njoftimi i plotë

Jemi sot këtu për të ritheksuar dhe garantuar edhe njëherë në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare se parimi themelor i punës sonë është se askush nuk është mbi ligjin. Pas një hetimi të hollësishëm të rastit të Xhesila Malokut, rezulton qartazi se Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë strikte konform ligjeve të shtetit dhe procedurave standarde, gjë e cila është verifikuar edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave si dhe Drejtoria e Standardeve të Policisë së Shtetit. Thënë këtë, në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka lejuar interferime të çfarëdollojshme nga kushdo që kërkon të ndërhyjë në punën e saj. Ne i qëndrojmë fort linjës institucionale e ligjore për të patur një Polici të pandikuar ne veprimtarinë e saj nga askush pavarësisht ngjyrimit partiak, funksionit apo pozitës shoqërore. Në jo pak raste ne kemi dëshmuar për qëndrime të ashpra të Ministrisë së Brendshme ndaj çdo lloj devijimi në respektimin e këtij parimi. Pezullimi i menjëhershëm nga detyra dhe referimi në prokurori i oficerit i cili nuk zbatoi siç duhet ligjin;

Share This Video


Download

  
Report form