http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pak orë kanë mbetur nga referendumi për marrëveshjen me Greqinë, ku 1.806.336 votues do të votojnë pro ose kundër ndryshimit të emrit. Ndërkohë te shtunën shprehin vullnetin e tyre me vote te drejtën të sëmurët, të burgosurit, ata me masën e arrestit shtëpiak, si dhe shtetasit e Republikës së Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit. Votimi ka nisur në orën 7 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19 sipas orës lokale. Në referendumin e 30 shtatorit, qytetarët e Maqedonisë do t?i përgjigjen me po ose jo pyetjes: ?A jeni për anëtarësimin në BE dhe NATO, me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë? Por që referendumi te konsiderohet i suksesshëm, duhet që të paktën 863 mijë qytetarë të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë. Kryeministri Zoran Zaev, vazhdimisht ka deklaruar se vota pro do të thotë një Maqedoni në Bashkimin Europian, e cila do të sigurojë një të ardhme të mirë jo vetëm për qytetarët maqedonas, por edhe ata shqiptar. Të gjitha partitë parlamentare shqiptare janë shprehur se do të mbështesin referendumin për emrin, pasi ai do të hapë rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja Besa, PDSH, Rilindja Demokratike Kombëtare dhe Uniteti, kanë deklaruar mbështetje, ndërsa Aleanca për Shqiptarët ka vendosur disa kushte për rregullimin e raporteve shqiptaro-maqedonase. Në Maqedoni zbarkuan liderë europianë dhe amerikanë, në mbështetje të referendumit, mes tyre kancelaria gjermane Angela Merkel, ai austriak Sebastian Kurc, sekretari i NATO-s Stoltenberg si dhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wes Mitchel.