Report Tv-Presidenti Ilir Meta fjalim në OKB

Report TV 2018-09-28

Views 0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në fjalën e tij në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u shpreh se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj për të mbështetur OKB-në në luftën ndaj terrorizmit. Po ashtu Presidenti u shpreh se Shqipëria mbështet plotësisht një axhendë më efektive të OKB-së përmes një arkitekture më të integruar të paqes dhe sigurisë, me operacione paqeruajtëse që janë instrumente jetësore dhe veprimtaria kryesore e Kombeve të Bashkuara.


Tema e këtij Debati të Përgjithshëm ?Shndërrimi i OKB-së në një organizatë të lidhur e të përshtatshme për të gjithë popujt? na shpie në zemër të multilateralizmit; të atij lloji që kanë ndërtuar kombet tona nëpërmjet udhëheqjes globale dhe përgjegjësive të përbashkëta në dobi të shoqërive tona paqësore, të barabarta e të qëndrueshme. Teksa ndajmë nevojën e ndjekjes së vazhdueshme të reformës, ne u mbetemi besnikë parimeve themelore të kësaj organizate.

Vazhdojmë ta shohim OKB-në si një instrument shumëpalësh, përmes të cilit ruhet më së miri rendi paqësor ndërkombëtar.
OKB-ja u krijua me anë të një sërë përpjekjejesh të vullneteve sovrane, të cilat kanë prodhuar një trup rregullash të kodifikuara dhe praktikash të mira si zgjidhje e përbashkët për problemet e përbashkëta. OKB-ja as nuk ka një jetë të sajën, jashtë vullnetit të anëtarëve të saj, as nuk është imune ndaj ndryshimeve dhe zhvillimeve që ndodhin.

OKB-ja është rritur ndërsa bota jonë është bërë gjithnjë e më shumë globale. Demokracia, siguria, çështjet ekonomike, zhvillimet teknologjike dhe World Wide Web, çështjet mjedisore dhe shumë të tjera, janë gjithnjë e më shumë të pranishme në axhendën e OKB-së, ashtu siç dominojnë edhe në politikat tona të brendshme.

Share This Video


Download

  
Report form