Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Mesdheu do të goditet nga stuhia "Medicane", ndërsa Italia, Greqia dhe Turqia pritet që të jenë shtetet më të prekura. Meteorologu Metodi Marku në një prononcim për Report Tv u shpreh se cikloni do të prekë edhe Shqipërinë, por ndikimi do të jetë shumë i vogël në krahasim me vendet fqinje.
Sipas tij, stuhia ka filluar që të ndihet me vranësirat dhe reshjet kryesisht në jug të vendit, ndërsa piku është nata e sotme dhe dita e nesërme. Megjithatë ai shtoi se ndikimi në Shqipëri përkthehet në reshje të dobëta në zona të kufizuara malore. Meteorologu tha se jugu i Greqisë dhe Turqia do të preken më shumë nga stuhia "Medicane".
Në këto momente po ndiejmë ndikimin e këtij cikloni me vranësia në jug dhe qendër të vendit. Në orët e pasdites ku ndikim do të ndihet më shumë, por do të reflektohet në disa reshje të dobëta në jug dhe jug-lindje, në zona të kufizuara malore. Mund të ketë edhe ndonjë shtrëngatë, por me kohëzgjatje të shkurtër. Nuk mendoj se do të ketë ndikim përtej kësaj përsa i përket vendit tonë. Piku mendohet gjatë mesnatës dhe ditës së shtunë. Por kur flasim për këtë fenomen flitet më shumë në jug të Greqisë, ku priten erëra që mund të kalojnë 150 km/h dhe reshje të shumta. Ky ciklon do të zbarkojë edhe në Turqi, kjo do të shkaktojë edhe përmbytje lokale.
Meteorologu Metodi Marku
Report Tv sjell pamjet satelitore te ciklonit. Sipas ekspertëve italianë kjo stuhi i përket kategorisë 1 ose 2, e cila do arrijë erëra që tejkalojnë shpejtësinë 160 km/ h. Stuhia pritet të godasë brigjet siciliane, ndërsa zonat më të rrezikuara janë Siracusa dhe Catania.