http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka denoncuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama pas denoncimit te nenkomisarit Emiljano Nuhu nje dite me pare. Nënkryetari i PD Edi Paloka ka deklaruar se heshtja e shefit te ekzekutivit per aktet e deputeteve Rrahman Rraja e Taulant Balla tregon se qeveria mbron banditët që kontrollojnë territorin, shtetin dhe policinë.Është kriminale sesi drejtuesit e Policisë së Shtetit, nën urdhrat politikë të Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës, nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën nën kërcënimin e banditëve me pushtet, as për të mbrojtur nënkomisar Emiljano Nuhu.Sipas PD kryeministri po perpiqet tashme te mbylle kete skandal.Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, Edi Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar: për të sulmuar denoncuesin e krimit ? për të prishur provat, për të intimiduar dëshmitarët ? për të kërcënuar gazetarët.Partia demokratike ka dhene alarmin se ky rast konfirmon se shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëve të lidhur me Edi Ramën.