Emisioni "BOOM" në RTV Ora News solli" />
Emisioni "BOOM" në RTV Ora News solli"/>

Denoncimi i "BOOM": Fieraku që u thinj duke pritur ezekutimin e vendimit të gjykatës

Ora News Emisione 2018-09-26

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "BOOM" në RTV Ora News solli mbrëmjen e sotme denoncimin e Isuf Bobos, banues në qytetin e Fierit .

Ai ka 20 vite që pret për tu ekzekutuar një vendim gjykate dhe shpresa se ndonje dite do të gjejë drejtësi po i zbehet gjithmonë e më shumë.

Xhaxhai i tij ka përvetësuar shtëpine që me dokumenta pronësie është në emer të zotit Isuf.

Gjykata është shprehur qartë në vitin 1998 se kjo banesë duhet të lirohet dhe ti kthehet shtetasit Isuf Bobo, i cili e zotëron me dokumenta të rregullta por ky vendim gjykate ?fle gjumë? në sirtaret e zyrave përmbarimore shtetërore të Fierit.

Për këtë arsye zoti Bobo iu drejtua emisionit "BOOM".

Isuf Bobo: Kam 20 vjet që zyra e përmbarimit nuk zbaton vendimin e gjykatës. Më është zbatuar prona nga njeriu im, xhaxhai, 350 metra që e kam me vendim gjykate. Nuk kemi gjetur gjuhën e mirëkuptimit, iu drejtova gjykatës që më ka dhënë të drejtë.

Por ka 20 vjet e 5 muaj që nuk ekzekutohet vendimi. Nxjerrin pengesa nga më të ndryshme, kam 20 vjet që nuk gjej skrep. Dhe kur e kam gjetur më kanë sjellë pengesa. Duhet të gjej skrep dhe punëtorë.Isha 37 vjeç kur gjykata më dha të drejtë, sot jam 57 vjeç dhe akoma nuk zbatohet vendimi i gjykatës. Kanë nxjerrë dhe në shitje pronën time. Nuk kam më fuqi, nuk di edhe sa vjet duhet të pres.

"BOOM" takoi përmbaruesin e Fierit që e ka marrë këtë çështje në dorë në janar 2017 dhe ende nuk e ka ekzekutuar. Përmbaruesi thotë se nuk ka staf, nuk ka skrep dhe punetorë, prandaj edhe nuk ekzekutohet vendimi.

Përmbaruesi: Zotëria nuk ka plotësuar mjetet e nevojshme.Zyra e Përmbarimit nuk ka asgjë, jam vetë unë, nuk ka as topograf, as ekspertë në organikë. Ka lënë datën 13 shtator për të vazhduar procedurat në ekzekutim. Në rast se sigurohen mjetet zyra e përmbarimit është në dispozicion. Duhet topograf dhe mjetet për të prishur, është për tu prishur një punëtor. Të marrë punëtor për të nxjerrë plaçkat jashtë.E përmban kodi që në rast se plaçkat nxirren ka detyrim ti mbajë 3 muaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-i-boom-fieraku-qe-u-thinj-duke-pritur-ezekutimin-e-vendimit-te-gjykates

Share This Video


Download

  
Report form